Informacione Si mund të kërkoj një makinë? Makinën mund ta kërkoni përmes formularit në faqen e parë të AutoKerkimi.com. Në formularin në fjalë ju duhet të zgjedhni llojin e makinës të cilën dëshironi ta kërkoni, çmimin maksimal që ju keni llogaritur apo që mendoni të shpenzoni për një makinë, viti i prodhimit, kilometrazhin, e kështu me rradhë. Pse në formularin e kërkimit nuk gjenden të gjitha markat e makinave? Në formularin e kërkimit në faqen e parë gjenden vetëm ato marka apo lloje të makinave që AutoKerkimi.com posedon në bazën e vet të të dhënave. Kjo metodë është menduar të jetë me efektive pasiqë shfrytëzuesi apo vizitori nuk do të mundohet të kërkoj një makinë që nuk ekziston në AutoKërkimi.com dhe si përfundim të marr porosinë "Kjo makinë nuk ndodhet në databazën tonë", andaj për të iu shmangur gjërave të tilla kemi vendosur që në formular të mund të kërkohen vetëm ato makina që AutoKerkimi.com i posedon në databazë. E njejta gjë vlen edhe për vitin e regjistrimit. Pse për shembull, nëse zgjedh një makinë të vitit 2000 në rezultate më paraqiten edhe vite të tjera? Sistemi i AutoKerkimi.com iu mundëson që të caktoni vitin e regjistrimit më të ulët, ndërsa në rezultate paraqiten të gjitha makinat prej atij viti e lartë. Kjo sepse nëse një makinë e caktuar e vitit 2000 kushton 3000 Euro, mund të ndodh që një person me të njejtin çmim të shes edhe një makinë të vitit 2003 dhe në këtë mënyrë ju do ta kishit humbur mundësinë për ta parë këtë makinë pasiqë ju keni kërkuar vetëm makinat e vitit 2000. Çfarë duhet të zgjedh tek rubrika Gjendja në formularin e kërkimit? Kjo rubrikë mundëson që të zgjedhni në mes të makinave të reja, të përdorura apo të dëmtuara. Kjo sepse ndodh që ndonjë vizitorë të jetë i interesuar për makine të re, ndonjë tjetër mund të jetë i interesuar për makinë të përdorur, por mund të ndodh që ndonjë vizitorë të kërkoj edhe makina të dëmtuara vetëm për pjesë apo për arsye të ndryshme. Për të zgjedhur se çfarë makina dëshironi të kërkoni, klikoni në opsionin përkates: Makina të reja, Makina të përdorura apo Makina të dëmtuara. Ndërsa për ata të cilët nuk dëshirojnë të kenë punë me makina të dëmtuara është opsioni: Largo të dëmtuarat. Çfarë është opsioni Kërko me AutoID që gjendet në pjesën lartë - djathtas të web faqes? Ky opsion është bërë për vizitorët që gjejnë ndonjë makinë që iu përshtatet apo ju pëlqen dhe në mënyrë që kur të dëshiron ta shikoj përsëri këtë makinë, ai nuk duhet të kërkoj atë përsëri përmes formularit për kërkim që gjendet në faqe të parë por duke mbajtur në mend AutoID-në e makinës, përmes këtij opsioni ai kalon direkt në faqen e asaj makine. Si mund të bëj postimin e makinës time? AutoKerkimi.com tanimë mundëson postimin apo reklamimin automatik të makinave. Për të publikuar një makinë në AutoKerkimi.com klikoni linkun Shto Makinë dhe pastaj përcjellni instruksionet që ju paraqiten. Vërejtje: Pronarët e makinave të cilat gjatë publikimit nuk i plotësojnë të gjitha standardet e kërkuara nga AutoKerkimi.com do të njoftohen ku do tu kërkohen informacionet përkatëse dhe nëse nuk marrim përgjigjje prej tyre, makina e tyre do të largohet nga portali ynë. Çfarë ndodh nëse klikoj në top logot që gjenden në web faqe, si Audi, Mercedes, etj.? Nëse klikohet në ndonjërën prej top logove atëherë ju automatikisht kërkoni të gjitha makinat e asaj marke të cilën ju keni klikuar, duke mos i caktuar vitin e prodhimit, modelin, çmimin e gjëra të ndryshme. Si funksionon formulari në pjesën e majtë të faqes së rezultateve? Pasi të kërkohet një makinë nga formulari në faqe të parë të AutoKerkimi.com atëherë hapet faqja me të gjitha rezultatet që ju keni kërkuar, por nëse dëshironi të bëni ndonjë ndryshim në atë se çfarë keni kërkuar atëherë mund të përdorni formularin në të majtë. Për shembull: Nëse ju keni kërkuar makinën Audi A4 të vitit 2000 dhe me çmim deri në 12,000 euro dhe ju dalin të gjitha rezultatet atëherë përmes formularit në të majtë ju mund të ndryshoni vitin e prodhimit, çmimin, karburantin, etj. duke mos patur nevojë që të ktheheni në faqen e parë dhe të bëni kërkimin prej fillimit. Pse edhe kur klikoj butonin Kërko në faqe të parë pa zgjedhur asnjë opsion më dalin rezultatet? Nëse në formularin në faqe të parë klikohet butoni Kërko, në këtë mënyrë ju keni kërkuar të gjitha makinat që gjenden në databazën tonë, duke mos i caktuar asnjë kufizim makinave si: markën, modelin, vitin, etj. Në faqen e rezultateve e shoh butonin Krahaso por kur klikoj nuk me funksionon? Butoni Krahaso në faqen e rezultateve funksionon vetëm atëherë kur zgjidhen dy makina për ti krahasuar. Pra nëse selektohet një makinë dhe pastaj klikohet butoni Krahaso, kjo nuk do të funksionoj dhe e njejta vlen edhe në rastet kur zgjidhen tri apo më shumë makina. Makinat zgjidhen duke klikuar në katrorin e vogël që gjendete në pjesën e djathtë afër çmimit të makinës. Me kë duhet të kontaktoj nëse jam i interesuar për një makinë? Të gjithë vizitorët që janë të interesuar të blejnë apo për ndonjë informacion shtesë lidhur me ndonjë makinë, atëherë duhet të kontaktojnë direkt pronarin apo Auto Sallonin përkatës, të dhënat e të cilëve gjenden në faqen e makinës, nën pjesën e fotografive. Nëse vjen deri tek blerja e makinës, AutoKerkimi.com do të ishte i nderuar që nga ana e vizitorit apo blerësit të marr një njoftim lidhur me blerjen e makinës. Si mund të shtyp të dhënat e një makine? Pasi të kërkoni një makinë dhe të gjendeni në faqen e të dhënave të asaj makine, në pjesen e poshtme djathtas mund të gjeni opsionin Shtyp këtë faqe, dhe më pas ju hapet një dritare tjetër me vetëm të dhënat e makinës duke larguar të gjitha elementet shtesë që posedon web faqja. Kjo ndodh sepse dëshirojmë që vizitori të dhënat e shtypura ti marr në një mënyrë sa më të pastërt. Në këtë ditare në pjesën e epërme në mes, gjendet opsion Shtyp faqen dhe në rastin kur klikohet ky opsion atëherë fillon shtypja e të dhënave të makinës. Poashtu në këtë faqe mund të zgjidhni edhe fotografinë me të cilën dëshironi të shtypni këtë faqe. Vetëm duke klikuar mbi njerën nga fotografitë e vogla të makinës, ndërron fotografia e madhe dhe ashtu edhe do të shtypet. Pse duhet të regjistrohem për Newsletter? Nëse regjistroheni në Newsletter-in tonë ju do të njoftoheni për më të rejat lidhur me AutoKerkimi.com, si dhe me rastin e publikimit të makinave të reja ju do të jeni ata që do te njoftoheni të parët. Regjistrimi në Newsletter-in tonë nuk ju merr shumë nga koha juaj, vetëm shkruani e-mail adresën tuaj dhe kliko butonin Regjistrohu. |
Lajmet e fundit
|