AutoKerkimi.com™ | Ballina
Këshilla: Vozitja drejtë e makinës
17/03/2011 - 10:39
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
Vozistni për të kursyer karburant. Pa marrë parasysh a vozitni rrallë apo çdo ditë, ju mund të ulni nivelin e shpenzimeve duke i ndjekur këto hapa.

Aftësitë në vozitje

( )

Teknika vozitëse e personit mbrapa timonit është faktori përcaktues në nivelin e shpenzimeve për çfarëdo makine. Një vozitës që vozit në mënyrë të rregullt mund të kursej nga 30 - 50 % të karburantit në krahasim me vozitësit tjerë. Edhe ju gjithashtu mund të kurseni këtë sasi të kraburantit nëse ndiqni instruksionet në vazhdim:

( )

 

( )

 

( )

Sjellja

( )
    ( )
  • Gjithmonë kujtohuni për shpenzimet e karburantit kur vozisni.
  • ( )
  • Gjithmonë vozisni për kursim të karburantit.
  • ( )
  • Mundohuni të mos vozisni kur jeni nervoz apo të mërzitur.
  • ( )Përdorni transportin publik kurdo që është e mundshme. ( )
( )

Nxemja 30 sekondëshe

( )
    ( )
  • Mos e lini motorrin ndezur (për tu nxehur) më shumë se 30 sekonda pas ndezjes. Motorri nxehet më shpejtë kur makina është në lëvizje.
  • ( )
  • Duke e lënë makinën të ndezur më shumë se 30 sekonda vetëm sa i bën dëm makinës tuaj, pasiqë sasia e vajit e cila futet në pjesë të caktuara të motorrit është në minimum kur makina nuk është duke lëvizur.
  • ( )
  • Largojeni këmbën nga pedalja e gazit vetëm kur të është e nevojshme, vendosja dhe largimi i shpeshtë i këmbës nga pedalja e gazit vetëm sa e rrit pompimin e karburantit në motorr duke shkaktuar shpenzime më të larta.
  • ( )
( )

Shmanugni nga nisjet e shpejta

( )
    ( )
  • Nisjet e shpejta mund të rrsini konsumimin e karburantit për një litër më shumë në vozitje në qytet.
  • ( )
  • Nga momenti i nisjes vozisni në mënyrë të qetë dhe të butë deri të arrini shpejtësine e caktuar. Pasi të arrini këtë shpejtësi mbajeni këmbën në pedale të gazit vetëm sa për të mbajtur shpejtësinë.
  • ( )
( )

Vozitni me shpejtësi normale

( )
    ( )
  • Paramendoni sikur nën pedalen e gazit të kishit një vezë që nuk dëshironi ta theni, duke e shtypur lehtë pedalen e gazti ju kurseni karburant.
  • ( )
  • Kufiri i vendosur prej 80 km/h ju kursen mjaft karburant. Andaj mos e tejkaloni.
  • ( )
  • Vozitja në autostradë nën limitin e caktuar gjithashtu mund të kursej sasi të konsiderueshme të karburantit
  • ( )
( )

Mos vozisni me marrshe të ulta

( )
    ( )
  • Mos vozisni për kohë të gjatë nën 35 km/h kurdo që është e mundshme.
  • ( )
  • Kaloni ndonjë marrsh (nga e para në të tretën) nëse jeni në rrugë të drejtë.
  • ( )
  • Nëse jeni duke u ngjitur përpjetë, mos e mundoni makinën duke i shkaktuar rrotullime të shumta të motorrit, përveç nëse është e nevojshme.
  • ( )
  • Nëse jeni me ndërrues shpejtësie automatik, pasi ti jepni gaz, lëshone pak pedalen e gazit në mënyrë që makina të kaloj në një shpejtësi më lartë që të përputhet me shpejtësinë e vozitjes.
  • ( )
( )

Teknika të vozitjes përpjetë

( )

Vozitja në terrene të larta hargjon më shumë karburant se vozitja në rrugë të drejta ku nuk nevojitet shpesh të ndërroni shpejtësitë. Këto këshilla mund të ju ndihmojnë të kurseni karburant:

( )
    ( )
  • Arrijni shpejtësi të konsiderueshme para se ti afroheni kodrës për të mënjanuar vozitjen me rrotullime të larta të motorrit gjatë ngjitjes përpjetë.
  • ( )
  • Në rast se jeni duke vozitur poshtë kodrës, mos i jepni gaz, lejoni që graviteti ta bëj punën e tij, sidoqoftë MOS e ndalni motorrin apo mos e nxjerrni marrshin nga shpejtësia, pasiqë kjo mund të jet shumë e rrezikshme në rastet e vozitjes në teposhtëz.
  • ( )
( )

Mbajini gomat të fryra në nivelin e duhur

( )

Gomat jo të fryra mirë mund të rrisin në mënyrë të dukshme hargjimet e karburantit.

( )

Dhe mbi të gjitha, shmanguni nga vozitjet e shkurtëra

( )
    ( )
  • Distancat nga 1 në 5 kilometra konsiderohen distanca të shkurtëra për të vozitur.
  • ( )
  • Vozitjet e shkurtëra konsumojnë më shumë karburant për shkak të pjesëve të ftohura të motorrit, gomave të ftohta dhe lubrifikimin jo të mjaftueshëm (shpërndarjen e vajit në motorr).
  • ( )
  • Makinës i duhen përafërsisht 25 kilometra për të arritur në operimin efikas për kursim të karburantit.
  • ( )
  • Mos ndezni makinën para se të niseni, por vetëm kur të jeni gati për tu nisur.
  • ( )
  • Planifikoni më përpara. Dilni një herë për disa punë dhe jo disa herë.
  • ( )
  • Vozitni gjatë orëve kur nuk ka shumë trafik.
  • ( )
  • Aktivizimi i klimës në qytet rrit shpenzimet e makinës për përafërsishtë 9%.
  • ( )
  • Mos u sillni shumë për të gjetur parking, parkohuni në vendin e parë që shihni dhe që ju duket i përshtatshëm
  • ( )


Komentet: Gjithesej komente: 1
islam (02/03/2012 - 14:07:13)
tung sekurity islam morina henderson komapni flm pr mesimet ejuaja shum mire mepelqen
Komento
Emri*:
E-mail adresa*:
Komenti*:
NJOFTIM: AutoKerkimi.com mban të drejtën e mos-publikimit të të gjitha komenteve fyerëse, që nuk kan të bëjnë me temën dhe/apo bëjnë reklamimin e web faqeve apo produkteve të tjera.
Lajmet e fundit
Të gjtiha informacionet lidhur me makinat që gjenden në web faqen tonë janë përgjegjësi drejtëpërdrejt e pronarëve të makinave apo auto salloneve përkatëse. Autokerkimi.com nuk mban asnjë përgjegjësi lidhur me saktësinë e informacioneve.

© Copyright, 2009 - 2014. Autokerkimi.com - Të gjitha të drejtat e rezervuara.